Jakov Millatoviç ka fituar rreth 60,2% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, duke bërë që Millo Gjukanoviç (39,8%) të rrëzohet nga pushteti pas plot 30 vitesh.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar rreth 383 mijë votues ose 70,7%.
Jakov Millatoviç është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë më pak se tre vite më parë.
Kush është Jakov Millatoviç
Jakov Millatoviç është një politikan i ri 37-vjeçar nga Podgorica që i ka hyrë politikës vetëm tri vjet më parë kur u bë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiçit, kryeministrit pro-serb në Mal të Zi.
Politikani i ri malazez ka kërkuar haptas për lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.
“Mali i Zi dhe Serbia janë të lidhur nga historia e përbashkët, marrëdhëniet e mira e miqësia por edhe ekonomia… theksi duhet të jetë te përmirësimi i raporteve mes dy vendeve në të gjitha fushatat.” – ishte shprehur mes tjerash Millatoviç.
Megjithatë, ai është mbështetës edhe i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2006 ka votuar për pavarësinë në referendum.
Bashkë me Milojko Spajiçin, ai themeloi partinë “Europe Noë!” (Evropë dhe siç shkruan REL, ata kishin demonstruar një zotësi për “thjeshtësime populiste”.
Spajiç dhe Millatoviç morën popullaritet të madh për shkak të një skeme reformash që synonte dyfishimin e pagës minimale prej 222 në 450 euro duke e rritur kësisoj edhe pagën mesatare nga 530 në 670 euro.
Dhe, ishte Spajiç e jo Millatoviç ai që fillimisht kishte planifikuar që të garonte kundër Gjukanoviëit në zgjedhjet presidenciale. Por, kandidatura e tij nuk u pëlqye pë shkaku se kishte jetuar gjatë në Serbi dhe shkaku i dyshimeve se kishte shtetësi të dyfishtë. Kësisoj, iu hap rruga Millatoviçit.