albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është Milan Radoiçiç, krimineli famëkeq serb, që dyshohet të jetë plagosur

by Editor
September 26, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Kush është Milan Radoiçiç, krimineli famëkeq serb, që dyshohet të jetë plagosur
Share on FacebookShare on Twitter

Krimineli serb, Milan Radojiçiç, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, dyshohet të jetë plagosur.

Media boshnjake ‘Istraga” raporton në platformën X se ai ndodhet në Serbi duke u trajtuar.

Në konferencën për median Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se gjatë sekuestrimit të arsenalit të armëve në këtë fshat kanë gjetur dokumente të “kriminelit që është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara Milan Radoiçiç. Dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtëpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radoiçiçit, ku janë edhe armët të cilat ai posedon”, tha ministri Sveçla.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ndërkohë Ministri Sveçla i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë Kosovës 6 persona që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilët po mjekohen në Novi Pazar.

Policia e Kosovës, në aksionin e saj antiterrorist në Banjskë, sekuestroi një automjet të tipit xhip Mercedes, e që i njëjti mbante logo false të KFOR-it.

Sipas gjetjeve të policisë, xhipi i takon kriminelit serb, Milan Radojiçiç, nënkryetarit të Listës serbe, subjektit politik më të madh të serbëve në Kosovë, informon klankosova.

Nga ana tjetër sipas  medias kosovare në xhipin e Radojiçiçit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por ajo çfarë dihet është se dokumente të tij u gjetën në makinat e sekuestruara nga Policia e Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në bazë të hetimeve të deritashme disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, organizata këto që Kosova i ka shpallur si terroriste më herët gjatë këtij viti.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL