Shoqata globale e futbollistëve FIFPRO ka njoftuar se dy futbollistë ukrainas kanë vdekur duke mbrojtur vendin e tyre pas pushtimit nga Rusia.
Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e shtatë pas thirrjes së Vladimir Putin për një operacion special për çmilitarizimin e vendit – një justifikim i hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi si propagandë.
Në një deklaratë të FIFPRO thuhej: “Mendimet tona janë me familjet, miqtë dhe bashkëlojtarët e futbollistëve të rinj ukrainas, Vitalii Sapylo dhe Dmytro Martynenko, humbjet e para të raportuara të futbollit në këtë luftë. U prefshin në paqe të dy.”
Sapylo luante në pozicionin e portierit dhe ishte pjesë e ekipit të të rinjve, të skuadrës së kategorisë së tretë Karpaty Lviv. Ai iu bashkua ushtrisë ukrainase si komandant tankesh, por thuhet se ka vdekur duke mbrojtur kryeqytetin Kiev, të premten e kaluar.