Kosova është në zi për rreshterin Afrim Bunjaku, që u vra dje nga një grup serbësh të armatosur dhe që sot do të përcillet në banesën e fundit.
Presidentja Vjosa Osmani e nderoi me urdhrin pas vdekjes heroin e Kosovës që vdiq në krye të detyrës. I pranishëm ishte edhe Albin Kurti. “Zotohemi për drejtësi dhe kujtesë” tha ai.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në fjalimin e tij tha se polici Bunjaku ka qenë shembull për gjatë 22 vitesh sa ka punuar në Policinë e Kosovës.
“Bunjaku kaloi në detyrë në Zveçan, si mbikëqyrës i njësit patrullues, i cili kreu punën me përgjegjësi deri në rënien e tij.
Gjatë punës së tij 22 vjeçare, ka dëshmuar dhe ndihmuar punën për qytetarët, ka qenë shembull, u shpërblyer me mirënjohje, e certifikata. La pas vetën bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë, të cilët duhet të jenë krenarë me të ashtu siç jemi ne”, tha Kelani.