“Big Brother VIP Kosova” po përgatitet të rikthehet për sezonin e ri, dhe si duket ky edicion do të sjellë disa ndryshime të mëdha. Arbana Osmani është emri i parë i madh që do të prezantoj shoun e madh në Kosovë. Ajo flitet se do të përfitoj 100 mijë euro si pagesë.
Zyrtarizimi i parë i rëndësishëm ishte emërimi i Olsa Muhametit si producente e re e programit, një lëvizje që ka zgjuar shumë interes dhe pritshmëri tek ndjekësit e reality-show-t.
Një nga temat më të diskutuara prej muajsh ka qenë edhe roli i moderatorëve për këtë sezon të tretë.
Në dy sezonet e para, programi u prezantua nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, të cilët u bënë fytyrat e njohura të shfaqjes. Megjithatë, së fundmi po qarkullojnë zëra që Arbana Osmani mund të jetë një nga moderatoret e këtij edicioni, duke u bashkuar me Alaudin Hamitin.
Këto spekulime janë nxitur nga disa postime në rrjetet sociale të Arbana Osmanit dhe Alaudin Hamitit, të cilat duket se përforcojnë këtë mundësi.
Arbana Osmani, e njohur për moderimin e “Big Brother VIP Albania”, ka postuar në Instagram disa imazhe ku shfaqet me një unazë të re në dorë.
Unaza ka një formë të ngjashme me syrin, simbol që përkon shumë me logon ikonike të “Big Brother”. Ky detaj i vogël ka nxitur spekulime se Arbana mund të jetë duke u përgatitur për të marrë rolin e moderatores në “Big Brother VIP Kosova”.
Nga ana tjetër, edhe Alaudin Hamiti, i cili ka qenë pjesë e formatit për dy sezonet e para, ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale që shtojnë dyshimet. Një prej postimeve përfshinte një imazh me një sy të ngjashëm me logon e “Big Brother” dhe mbishkrimin “Kush po na vëzhgon?
Për më tepër, ai publikoi një foto ku në cover-in e telefonit të tij ishte i vizatuar një sy, duke rritur edhe më shumë spekulimet për një angazhim të mundshëm në sezonin e ri.
Edhe pse deri tani nuk ka asgjë zyrtare sa i përket moderatorëve të këtij edicioni, këto indikacione kanë bërë që fansat të spekulojnë se këtë vit mund të shohim një bashkë-prezantim mes Arbana Osmanit dhe Alaudin Hamitit.