Sevilla ka bërë një super-goditje në merkato. Klubi andaluzian ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare se ka nënshkruar me mesfushorin e njohur, Isco Alarcon.
Lojtari nga Malaga, të cilit i kishte përfunduar kontratën me Real Madridin më 30 qershor, ka firmosur për dy sezone me klubin e Julen Lopeteguit, trajner me të cilin Isco ka treguar futbollin e tij më të mirë (në Kombëtare dhe në Real Madrid ) dhe kush ka vënë më shumë bast për nënshkrimin e tij.
Isco kishte ofertat nga klube të Serisë A si Roma dhe Milani, por në fund ai i ka vendosur të bëhet pjesë e Sevilla-s.