albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

LAJM I FUNDIT/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen 2 persona në Tiranë, njëri prej tyre italian

by Editor
February 16, 2022
Reading Time: 1 min read
0
LAJM I FUNDIT/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen 2 persona në Tiranë, njëri prej tyre italian
Share on FacebookShare on Twitter

Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar

Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, në kuadër të cilit u kapën dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, Fast Albania dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Vihen në pranga, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Trafik narkotikësh”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafik narkotikësh”.

Gjithashtu, nga Fast Albania në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit:

Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Solothurn, Zvicër, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Zvicrës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane dhe zvicerane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL