albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

LAJM I FUNDIT/ Nuk pritej! Vuçiç ‘në krah’ të Zelensky: Njohim Ukrainën!

by Editor
February 25, 2022
Reading Time: 1 min read
0
LAJM I FUNDIT/ Nuk pritej! Vuçiç ‘në krah’ të Zelensky: Njohim Ukrainën!
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Serbia jep mbështetje të plotë për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç aktualisht po iu drejtohet qytetarëve të Pallatit të Serbisë për situatën në Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ditët e vështira janë prapa nesh për të gjithë botën, e veçanërisht të vështira për ne në Serbi. Nuk do të jetë më e lehtë për ne në ditët në vijim. Ne u përpoqëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për çështjen e krizës në Ukrainë dhe lëvizjet që do të ndërmarrim. U përballëm me kontradikta dhe presione të shumta. Përkundër kësaj, ne e morëm vendimin me ‘kokë të ftohtë’sepse për këtë jemi zgjedhur dhe në përputhje me interesat e Serbisë. Serbisë i vjen keq për gjithçka që po ndodh në Evropën Lindore. Serbia i konsideron Ukrainën dhe Rusinë si vendet e saj mike. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe respektimit të integritetit territorial. Ne respektojmë integritetin territorial të shteteve sovrane dhe, ashtu siç është e angazhuar për ruajtjen e kufijve të saj, është gjithashtu e përkushtuar të respektojë të gjitha shtetet e tjera të njohura ndërkombëtarisht. Serbia mbështet plotësisht ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Serbia beson se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është një interes kyç dhe jetik i qytetarëve serbë. Serbia beson se në këtë moment nuk është në interesin e saj të vendosë sanksione ndaj asnjë vendi, përfshirë Rusinë,”-tha ai ndër të tjera.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL