Një grua 68-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar nga kati i gjashtë i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” në Tiranë, ku shtetësja me iniciale M.S, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte duke pastruar dritaren e banesës së saj.
“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, njofton Policia.