albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Lëvizte me “Range Rover” luksoz, arrestohet 38-vjeçari i dënuar me mbi 10 vite burg në Itali

by Editor
June 20, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Lëvizte me “Range Rover” luksoz, arrestohet 38-vjeçari i dënuar me mbi 10 vite burg në Itali
Share on FacebookShare on Twitter

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

 

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Njoftimi:

Tiranë – Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Torino”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Arsen (Flakton) Daci, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 38-vjeçarin me 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Vijon…/

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL