albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

“Liria nuk duhet marrë si e mirëqenë”/ Rama: Presidenti ukrainas është kthyer në frymëzim

by Editor
March 2, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
“Liria nuk duhet marrë si e mirëqenë”/ Rama: Presidenti ukrainas është kthyer në frymëzim
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama teksa po zhvillon një takim me të rinjtë e Lushnjës, është ndalur të flasë dhe për situatën mes Ukrainës dhe Rusisë, ku luftimet kanë hyrë në ditën e 7-të.

Rama tha se sot njerëzit e Ukrainës po kalojnë një ferr të vërtetë duke u ndarë me njëri-tjetrin, teksa janë vendosur në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë së vendit të tyre. Kryeministri shtoi se nuk duhet ta marrim si të mirëqenë gjithçka që kemi sot, duke ju referuar lirive që ne gëzojmë.
Sipas tij, duhet të vlerësojmë atë që kemi sepse situatat e vështira përsëriten, siç është rasi i luftës në Ukrainë.

“Sot disa njerëz të tjerë që nuk kanë asgjë ndryshe, asgjë më pak se sa ne, por që nuk kanë asgjë më shumë se sa ne, janë duke e kaluar përmes një ferri të vërtetë duke u ndarë me njëri-tjetrin, gratë vajzat fëmijët, duke marrë rrugët, trenat për të ikur. Burrat dhe djemtë duke marrë armët. Duke marrë armët për të mbrojtur diçka që deri përpara pak ditësh ngjante siç ngjan këtu. Diçka që as mendja nuk na shkon. Ngjan diçka e fituar njëherë e përgjithmonë, liria e demokracia. Është mundësia për të jetuar për të marrë frymë lirisht, për të jetuar lirë në fshatin apo qytetin tënd. Në fund të fundit, përtej të gjithë dallimeve nga pikëpamja e gjeografisë, historisë mes nesh dhe atyre që sot prej disa ditësh janë nën terrorin e bombave, terrorin e tankeve dhe një sulmi të egër mbi gjithçka që kishin dje, ngjashmëritë janë të mëdha.

E nisa kështu për të thënë që jo vetëm ne këtu, por po të shohësh të tjerët në Evropën e zhvilluar, prej shumë vitesh e kishin marrë të mirëqenë gjithçka kishin. Dhe mendonin se ato që kanë ndodhur më parë, nuk do përsëriteshin. Por ja që u përsërit. Ja pra që atdheu qenka diçka që duhet ta kesh gjithmonë parasysh që të takon të luftosh për të. Ne në këtë situatë nuk duhet të presim që të na ndodhë e njëjta gjë për të qenë më të dobishëm për vendin tonë. Për të qenë më të vetëdijshëm për atë që kemi. Ajo që kemi nuk është pak. Ajo që të tjerë përpara nesh kanë luftuar dhe nuk kanë jetuar aq gjatë sa ta përjetojnë, e drejta për të votuar.”- tha kryeministri Rama.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Rama tha gjithashtu se ai e ka njohur më parë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa shtoi se ai është një personazh i vëçantë që tashmë është kthyernë frymëzim.

“Unë e kam njohur, e njoh Presidentin e Ukrainës. Është një personazh i veçantë por ja që në kushtet e një sfide kaq të madhe ku jeta e tij është e rrezikuar më shumë se askush tjetër, pasi është shënjestra numër një. Ai u kthye në një personazh frymëzues në të gjithë botën. Vuri mbi të gjitha lirinë. Lirinë për të zgjedhur dhe natyrisht nga ana tjetër detyrimin për t’ju përgjigjur zgjedhësve. Në këtë kuptim, kjo e jona është një betejë e përditshme e pakrahasueshme për luftën me ekzistencë. Luftën për ekzistencë të atdheut të tyre” – tha Rama.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL