Lirohen 3 policët e rrëmbyer nga serbët.
Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësorë për 3 policët e rrëmbyer në Kosovë.
Ndërkohë mediat kosovare raportojnë se Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tyre.
3 policët Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi u rrëmbyen më 14 qershor ndërsa pala serbe mohoi akuzat duke u shprehur se ata janë arrestuar pasi janë kapur në territorin serb.
Arrestimi i policëve nxiti reagime të shumta në vend por edhe nga ndërkombëtarët të cilët kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre.
Policët u mbajtën në paraburgim ndërsa sot u mor vendimi për lirimin e tyre.