Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në lidhje arrestimin e 2 rusëve dhe 1 ukrahinasi.
Sipas kreut të PD-së, roli i tyre duhet të qartësohet, por kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, është Edi Rama.
‘Agresorët e ushtarëve në detyrë, u ndaluan dhe janë hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet. Por e vërteta është se përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik.
Një goditje tmerrësisht e rëndë për Shërbimin u bë nga Ministria e Financave ç’ka e bën atë përgjegjëse direkte. Por natyrisht, kjo ministri nuk mund të kishte kurrë organigramën e punonjësve të SHISH’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha.