albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

LIVE-Rama: Clinton çliroi Kosovën dhe hapi një epokë të re për “fuçinë e barutit”

by Editor
July 3, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
LIVE-Rama: Clinton çliroi Kosovën dhe hapi një epokë të re për “fuçinë e barutit”
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ndodhet në Tiranë. Për herë të parë. Në sheshin përpara kryeministrisë ndodhen shumë qytetarë që kanë dalë për t’i uruar mirëseardhjen njeriut që bombardoi Serbinë për t’i hapur rrugën pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Edi Rama e nderoi me dekoratën më të lartë, “Ylli i Mirënjohjes”. Fjalën i pari e mori kreu i qeverisë shqiptare. Fjalën, Edi Rama e nisi duke thënë se Bill Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës dhe rrëmbeu botën. Më tej, theksin e vendosi te Kosova dhe roli kryesor i Clinton në bombardimin e Serbisë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Një njeri që para se të hyja në jetën politike ia kam parë dhe lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Jo vetëm ia kam riparë, dëgjuar dhe lexuar ato që ka thënë, por edhe studiuar, si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes, por edhe artit të tij të komunikimit duke i analizuar.

Clinton, një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Që nga adresimi i Clinton në janarin e 1993, ku predikon fuqinë e drejtësisë, tek fjala e lamtumirës në 2002, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund. Bill Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës dhe rrëmbeu botën” tha Rama.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL