albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Lufta, 100 mln dëm për turizmin/ Nga Ukraina dhe Rusia pritej të vinin 150 mijë turistë në sezon

by Editor
February 28, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Lufta, 100 mln dëm për turizmin/ Nga Ukraina dhe Rusia pritej të vinin 150 mijë turistë në sezon
Share on FacebookShare on Twitter

Janë rreth 150 mijë shtetas nga Rusia dhe Ukraina që vizituan vendin tonë vitin e kaluar sipas INSTAT. Lufta mes dy vendeve dhe mbyllja e hapësirës ajrore për shtetasit rusë mund të sjellë një dëm të madh financiar në turizëm, sipas kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa:

“Nëse do të bëjmë një përllogaritje, mesatarisht një turist harxhon 100 euro në ditë, janë diku 100 milionë euro që do t’i mungojnë ekonomisë tonë. Më shumë preken hotelet, sepse janë bllokuar dhomat dhe disa kompani kanë parapaguar për to, ne nuk dimë çfarë të bëjmë në këto kushte.”

Nëse lufta vazhdon ndikimi mund të jetë edhe më i madh pasi nga lufta preken edhe Bjellorusia dhe Polonia në mënyrë indirekte:

“Edhe nga Bjellorusia nuk kemi sinjale të mira për sezonin per shkak të orientimit pro-rus të këtij shteti. Gjithashtu nëse ndodh një eksod emigrantësh nga Ukraina drejt Polonisë mund të preket dhe ky treg që është më i madhi në vendin tonë”

Ukrainasit janë një treg që kanë ardhur gjithmonë e më shumë në rritje gjatë pesë viteve të fundit. Ata ishin ndër grupet e para së bashku me Bjellorusët që erdhën në vendin tonë, për shkak të politikës pa kufizime Covid, duke u bërë kështu një treg i rëndësishëm në vend me gati 20 avionë charter që vinin çdo javë në vend.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL