albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lufta e Izraelit në Gaza, BE: Uria po përdoret si armë

by Editor
March 13, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Lufta e Izraelit në Gaza, BE: Uria po përdoret si armë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, denoncoi dje, të martën, përdorimin e urisë si një “armë lufte” në Rripin e Gazës gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së .

“Kjo krizë humanitare nuk është një fatkeqësi natyrore, nuk është një përmbytje apo një tërmet, është e krijuar nga njeriu,” tha ai, duke kërkuar që të lejohen më shumë ndihma humanitare në enklavën palestineze.

“Kur shqyrtojmë rrugë alternative për të ndihmuar, nga deti ose nga valët ajrore, duhet të kujtojmë se duhet ta bëjmë këtë sepse rrugët tokësore zakonisht mbyllen artificialisht ,” këmbënguli ai, duke mos përmendur në asnjë fjale te tij Izraelin me emër, shkruan BBC.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Privimi i popullatës nga ushqimi po përdoret si armë lufte. Meqenëse ne e dënojmë këtë në Ukrainë, ne duhet të përdorim të njëjtat fjalë edhe  për atë që po ndodh në Gaza ,” shtoi ai.

Komentet e Josep Borrell vijnë pasi OKB-ja paralajmëroi se të paktën 576,000 njerëz në Gaza,  një e katërta e popullsisë – janë  një hap larg urisë.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 27 njerëz, shumë prej tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidrimit në spitalet atje në dy javët e fundit.

Aktualisht  rrugës për të ndihmuar popullatën e Gazës ëështë anija spanjolle Open Arms , e cila u nis nga Larnaka e Qipros pak para orës 09:00 të martën, e ngarkuar me 200 ton furnizime ushqimore.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL