Shtetasja ukrainase, Snezhana Poljanska, dha një intervistë ekskluzive në një lidhje skype për emisionin “Open” në Top Channel.
Ajo tregoi frikën që po përjetojnë bashkëkombasit e saj dhe i bëri thirrje të gjithë vendeve të ndihmojnë Ukrainën.
Ku po strehohen gratë e fëmijët?
Shumë qytetarë po shkojnë në Poloni, se Polonia po hap dyert për familjet ukrainase. Shumë shkojnë nëpër shoqëritë e tyre.
Ju vetë do largoheni?
Jam akoma e tronditur nga sirenat që kam dëgjuar. Si është e mundur të largohem ndërkohë që të gjithë rrugët janë bllokuar. Dëshira dhe gjëja kryesore është për të mbrojtur kalamajtë.
Keni frikën e një sulmi? Do bombardohet qyteti juaj?
Nëse Ukraina bie, bie e gjithë bota. Ne do luftojmë për vendin tonë, mos lejoni që kjo të ndodhë, na ndihmoni neve.
NATO nuk do ndërhyjë në Ukrainë, cila është frika juaj më e madhe?
Ne po kërkojmë çdo gjë, armë, njerëz, informacione. Mos lini Ukrainën vetëm. Putin kërkon të pushtojë të gjithë botën, nëse nuk do e ndaloni të gjithë bashkë, ai do e marrë të gjithë botën.
A ka mundësi Ukraina të përballet dhe të fitojë këtë luftë?
Ne mund të përballemi, do qëndrojmë.