Shkroi: Soni Salihi
PSG mori vetëm një pikë ditën e djeshme nga barazimi që arriti në shtëpi ndaj skuadres së Rennes. Fakti interesant gjatë takimit është se Luis Enrique vendosi të zëvendësoj yllin e skuadrës së tij, Kylyan Mbappe në minutën e 64’. Për këtë gjë trajneri spanjoll u pyet edhe nga mediat në konferencën për shtyp që dha pas përfundimit të ndeshjes duke u shprehur se Mbappe do të largohet dhe ata duhet të mësohen të luajnë pa të.
“Është shumë e thjeshtë, herët a vonë, kur të ndodhë, ne duhet të mësohemi të luajmë pa Kylian”, tha Luis Enrique në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Kur dua që ai të luajë, do ta luaj, e njëjta gjë dhe kur nuk do dua”.
” Është një mesazh për të gjithë. Jam i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve të mi. Por nëse dikush mendon se do të heq dorë prej tyre, nuk do ta bëj”.
PSG-ja, e cila ka një epërsi prej 11 pikësh ndaj Brest-it në Ligue 1, do të përballet me Monacon e vendit të tretë të premten përpara se të udhëtojë në “San Sebastian” për t’u përballur me Real Sociedad në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve më 5 mars, duke shkuar me një epërsi prej 2 golash nga ndeshja e parë.