albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Luiza Gega “mbretëresha” e Europës; 4 mln lekë të reja shpërblim për suksesin

by Editor
August 22, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Luiza Gega “mbretëresha” e Europës; 4 mln lekë të reja shpërblim për suksesin
Share on FacebookShare on Twitter

Luiza Gega bëri historinë e atletikes shqiptarë në kampionatin europian që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Vendi i parë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, është dëshmi e një firme fantastike që po përjeton këto vitet e fundit atletja jonë e talentuar.

Përtej normalitetit sportive, ajo ka kaluar çdo pritshmëri të një sportisteje që mbush 34 vjeç pas pak muajsh. Mirëpo vitet mbi supe janë një element jo shqetësues për Luizën dhe trajnerin Taulant Stërmasi, të cilët kanë punuar aq fort muajt dhe vitet e fundit, sa për të shkuar tek ky rezultat historik.

Vendi i pestë në botërorin e Oregonit, thyerja rekordeve kombëtare garë pas gare dhe tanime vendi I parë në Europian janë dëshmi të një atleteje që nuk njeh limite, përtej mundësive dhe mbështetjes financiare, e cila për të duhet të kishte qenë edhe më e madhe.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

E megjithatë të paktën sa i takon këtij rezultati fantastik në europianin e Mynihut ku ajo dominoi nga fillimi në fund garën kundrejt rivaleve gjermane Majer dhe britanikes Bërd, Gega do të ketë mundësi të përfitojë nga shpërblimet shtetërore për rezultatet e sportisteve elitare. Si mbretëresha e Europës në 3 mijë metra me pengesa, Luiza Gegës i takojnë 4 milionë leke të reja, që nuk barazohen kurrsesi me lotët e atletikës pas mbylljes së garës dhe krenarinë e valëvitjes së flamurit kuqezi në Mynih.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL