albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Luli zgjohet i tmerruar ditën e sotme

by Editor
March 3, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Luli zgjohet i tmerruar ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

Luli zgjohet si zakonisht në oren 11:00 dhe pasi kryen nevojat në banjo, pa larë duart shkon i hutuar drejtë tavolinës për të ngrënë mëngjes. Fytyra e bardhë që e trajton çdo fundjavë më krem panxhari dhe copa kastraveci, i ishte nxirë nga ëndrra e keqe që kishte parë.

Ashtu i nxirrë dhe pa oreks ulet pranë kunatit, i hedh një sy mëngjesit që kishte përgatitur vjehrra, kërkon gotën e qumështit dhe e pi përnjëherë. Pi edhe gotën e dytë me qumësht përsëri me shpejtësi si të kishte ndonjë urgjencë. Kjo sjellje e Lulit i ra në sy kunatit.

Kunati: Ç’ke mo që je kështu sikur po të thërret Prokuroria belge, je nxirë më keq se sera që ke vjedhur tek rruga kombit.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Luli pasi pi gotën me lëng portokalli: Më mirë të më kishte thirrur prokuroria belge, se jam mësuar  dhe nuk më bën përshtypje por kam parë një ëndërr shumë të keqe.

Kunati: Ça ëndrre mor budall?- E pe pasi të kishte dal dielli në dritare nga ora 9:00 apo në mes natë.

Luli ngul pirunin tek salçiçja me vezë, e kullufit dhe përgjigjet: As vet nuk e mbaj mend kur e pashë por ishte ëndërr e tmerrshme.

Kunati: Na e thuaj pra se më ngrive gjakun, se mos ka filluar Prokuroria të hetoj për investimin tonë që do bëjmë tek porti Durrësit. Se të gjitha lekët i kam hedhur atje. Jemi 50 me 50 me Ramën.

Luli: Po jo mor çfarë porti, është shumë e tmerrshme të thashë.

Kunati: Na e thuaj pra…..

Luli: Dje gjithë ditës duke ngrënë mjaltë me arra në zyrën që e kam të blinduar nga çdo anë, po ndiqja zhvillimet në Urkainë. Po dëgjoja ngjarjet hap as hapi, deklaratat, bilancet  dhe humbjet e Putinit… dëgjova dhe një lajm ku Putini i jepte urdhër oficerëve që të qendronin në gadishmëri për armët bërthamore. Sapo dëgjova këtë lajm, u tremba.

Kunati: Po ça lidhje ka kjo me ne?!

Luli: Ka, si nuk ka!

Kunati: Na e thuaj pra, se na çave trapin.

Luli gati për të qarë tregon: Pashë në ëndërr sikur Putini gjuajti me ardhmë bërthamore vilat tona që rrimë dhe vilat tek Gjiri Lalzit. Bomda që ra mbi çati i kishte shkatërruar të gjitha. Komodinën ku mbajmë ato 5 kg florinj që solla nga Kosova, ishte shkrirë. Pikturat që i kemi marr në Milano nga 200 mijë euro copa, dhe ato ishin bërë copa-copa.

Kunati: Po kasaforta me 5 milion euro që kisha marr kur bëm listat për deputet, edhe ajo ishte shkatërruar, pyet kunati i merakosur?

Luli: Edhe kasaforta kishte marr goditje, eurot po digjeshin. 500 euroshet digjeshin më shpejtë se 50shet.

Kunati: Shyqyr që nuk na goditi vilën që kemi në Qerret se ato kemi lekët që kemi marr nga unaza.

Luli: Jo, Jo, atje nuk sulmoi.

Kunati: Epo shumë mirë, vaja mos u mërzit. Vilat na i jep Zamiri përsëri. Mos qaj për 5 milion eurot se vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale dhe do i bëjmë lekët.

Luli çohet nga tavolina për t’u nisur për zyrë dhe pyët nga meraku kunatin: Po sikur të na sulmoj sonte Putini vilën në Qerret?!

Kunati: Sonte mos fli gjumë që të paktën të shpëtojmë vilën e Qerretit.

Luli: Më mirë po fle në zyrë se atje shikoj ëndrra me kryeministër dhe me tendera.

Kunati: Çohu tani dhe shiko të bësh ndonjë lek, lëre kryeministrin se deri në 2030 është i zënë i ai vend.

Luli pa dhënë përgjigje çohet dhe mendon se në cilin kolltun do shkoj të flejë në zyrë.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL