albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Luli zgjohet në orën 11:00 dhe pa larë sytë akoma dënon agresionin e Rusisë mbi Ukrainën

by Editor
February 24, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Luli zgjohet në orën 11:00 dhe pa larë sytë akoma dënon agresionin e Rusisë mbi Ukrainën
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i shkarkuar Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit kërkoi ndryshime në rendin e ditës. Basha tha se vendi ynë duhet të ketë një qëndrim të qartë për agresionin rus në Ukrainë.

Kreu i demokratëve tha se Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB dhe gjithashtu pjesë e NATO-s duhet që sot të shkëputen nga aktualiteti politik dhe të fokusohen për situatën e luftës në Ukrainë. Basha dënoi me forcë agresionin rus në Ukrainë, duke kujtuar gjithashtu atë që bëri Millosheviç ndaj shqiptarëve në 1999. Sipas kryedemokratit, ky është akti i plotë i pushimit të një vendi të lirë e sovran.

“Kemi detyrimin tonë moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresioni  rus. Dhe së dyti me detyrimet tona të bëjmë një qëndrim të qartë dhe të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit të Ukrainës. Ndaj do të kemi mjaftueshëm kohë për të bërë përballjen e të vërtetave të dhimbshme që kanë dalë hapur sic nuk u mbuluan as dje. Por nga ana tjetër tani kemi fakte me prova për SPAK.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Dua për një moment të shkëputemi qoftë nga rendi i ditës dhe të shpreh në emër të PD dhe opozitës dhe jam i bindur në çdo emër të shqiptar, dënimin pa ekuivok në terma më të ashpra të agresionit të Vladimir Putin dhe regjimit të tij. Bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë kundër këtij agresioni nga OKB, NATO dhe nga BE. Në dy organizatat e para Shqipëria ka tashmë një zë të vençantë, si anëtare e përkohshme këshillit të sigurimit dhe NATO Shqipëria duhet ta thotë fort zërine3  saj. Ajo para së cilës ndodhemi nuk ndrysho n në ramin njerëzore që po përjeton populli i Ukrainës atë që përjetuam ne në 99 agresionin e  Millosheviç kundër shqiptarëve në Kosovë.

Akti i mbrëmjes së djeshme i kapërcen këto kufij. Ky është akti iu parë i një pushtimi të një vendi sovran dhe të lirë nga një vend tjetër në thyerje të ligjit, që nga Lufta e Dytë Botërore

Bëjmë thirrje që të merren të gjitha masat për tu gjendur pranë autoriteteve dhe qytetarëve të Ukrainës. Si dhe për një qëndrim të gjithsecilit që ka përgjegjësitë aktuale. Në emër të PD dënon dhe njëherë me forcë agresionin rus, mbështesim një reagim të shpejtë”, tha Basha.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kujtoi se ka ardhur me vonesë në sallë, pasi më herët u vendos që të vazhdohej me rendin e ditës. Basha tha se thirrja e tij nuk është vetëm për deputetët në sallë, por për institucionet përgjegjëse drejtuese.

“Duke qenë se kjo është një çështje e rëndësishme, dua ta vlerësoni qëndrimin tim në emër të opozitës dhe kërkesën time për një qëndrim pa ekuivok. Pavarësisht nëse jam apo jo në sallë PD dhe unë ndjekim çdo gjë. Thirrja ime është e qartë ndaj strukturave përgjegjëse, i drejtohet kreut të qeverisë dhe të gjitha institucioneve. Duke shprehur qëndrimin e PD për këtë tragjedi ne nuk po bëjmë asnjë përpjekje për ta polarizuar”, tha Basha.

Kujtojmë se në fillim të seancës ndryshimi i rendit të ditës u kërkua nga deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili kërkoi që të hartohej një rezolutë nga Kuvendi. Kërkesa e tij u rrëzua nga votat e maxhorancës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL