albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Lulzim Basha merr humbjen e parë nga Sali Berisha

by Editor
February 7, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD për çështjen e koalicionit zgjedhor “Shtëpia e Lirisë”. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementet e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr.2. KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.

Partia Demokratike ankimoi regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku përfshihen zyrtarisht LSI dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë.

Në këtë koalicion nuk u njoh nga KQZ Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi nuk rezulton i regjistruar si parti.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

PD kërkoi mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike. Sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

Ndërkohë kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ai që tha se në garë për 6 marsin me këtë koalicion mund të futen vetëm dy partisë Lëvizja Socialiste për Integrim e kryesuar nga Monika Kryemadhi e Partia Demokratistiane me kryetar Nard Ndokën. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk u pranua për shkak të simboleve që mban që i përkasin Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën. 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL