albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Lulzim Basha ndien humbjen e thellë nga demokratët, i kërkon KQZ të mos lejojë kadidimin në zgjedhje të “Shtëpisë së Lirisë”

by Editor
February 5, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, duke lënë pjesë të tij vetëm Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokristiane, Partia Demokratike ka ankimuar në KAS këtë vendim, duke kërkuar shfuqizimin e tij.

“Kërkesa e paraqitur në datën 31.01.2022 nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në kushtet kur kjo e fundit dhe as subjektet e tjera të përmendura në kërkesë, përkatësisht Partia Demokristiane dhe Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, nuk ishin regjistruar si subjekte zgjedhore, është në kundërshtim me kërkesat e nenit 65 te Kodit Zgjedhor që përcakton se një koalicion mund të formohet vetëm ndërmjet partive politike që kanë fituar cilësinë e subjektit zgjedhor.

Në këtë kuptim, kërkuesve iu mungon legjitimimi për paraqitjen e kësaj kërkese.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Nga ana tjetër, pika 9 e vendimit nr. 2, datë 22.01.2022 të Komisionit Rregullator, ka përcaktuar qartë afatin për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, 24 ore pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 03.02.2022. Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bërë jashtë afatit ligjor.

–Kërkesa dhe marrëveshja referojnë te një subjekt “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”, i cili jo vetëm nuk është i regjistruar si subjekt zgjedhor, por as nuk rezulton të ekzistojë si parti politike. Nga ana tjetër, kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër të autorizuar nga ana e tij, nuk ka shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion. Marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike. Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatet e koalicionit.

–Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, bazuar në nenin 64, 65 dhe 66 të Kodit Zgjedhor, nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr. 01, date 23.12.2020 te Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe vendimin nr. 02. date 22.01.2022 te Komisionit Rregullator, përfundimisht, KËRKOJMË:

Shfuqizimin e vendimit nr. 46, datë 04.02.2022 te Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. (SH-L) për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022″, thuhet në kërkesën e PD.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL