albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Makina me 5 pasagjerë përfundoi në lumin Shkumbin

by Editor
February 1, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Tre viktima dhe dy të plagosur, mes të cilëve edhe 1 fëmijë, është bilanci tragjik i aksidentit të ndodhur paraditen e së martës në rrugën Elbasan – Librazhd.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, njëri, ai tip Benz ML ka rënë në ujërat e lumit Shkumbin. Për pasojë 3 persona kanë humbur jetën, një çift bashkëshortësh dhe një djalë i ri.

Familja 5 anëtarëshe nga Kukësi po udhëtonte në drejtim të Korçës, kur makina e tyre u përplas me një mjet tip Ford në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit. Automjeti doli nga rruga dhe u përmbys në lumë, e për pasojë gjetën vdekjen Elmi Keqja 52 vjeç, Elona Keqja 34 vjeç si dhe 18-vjeçari Elis Sulmataj.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Për nxjerrjen e këtij të fundit u desh ndërhyrja e forcave të RENEA-s dhe e një eskavatori që tërhoqi makinën. Rrjedha e rrëmbyer e lumit mori me vete trupin e pajetë të 52-vjeçarit që më pas u arrit të gjendej nga polumbarët.

Nga aksidenti u arrit të shpëtohej djali i çiftit E.Keqja, rreth 8 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë. Po ashtu u shpëtua edhe 20-vjeçarja Ambra Halili.

Një dëshmitar i ngjarjes tha se në të njëjtin vend kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera.

Mësohet se familja 5 anëtarëshe ishte nisur nga Kukësi drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e njërit prej anëtarëve të familjes, por udhëtimi i tyre u pre në mes. Policia bën të ditur se drejtuesi i makinës Ford që u përplas me ta, është një 32-vjeçar, banues në fshatin Floq, Librazhd.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL