Një aksident ka ndodhur në fshatin Risili të Vlorës ku qytetari me iniciale D.H ka humbur drejtimin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
“Me datë 28.01.2022, në fshatin Risili, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin D. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.