Një automjet i markës “Mercedes Benz ML” është përfshirë në flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier.
Zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme të automjetit, duke e shkrumbuar thuajse plotësisht. Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Për momentin, nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit, si dhe nëse ka persona të lënduar.
Grupi hetimor është në procesin e zbardhjes së plotë të ngjarjes.