albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mali i Zi voton sot për presidentin

by Editor
March 19, 2023
Reading Time: 1 min read
0
Mali i Zi voton sot për presidentin
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Malit të Zi votojnë të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, është duke garuar kundër gjashtë rivalëve tjerë, përfshirë katër anëtarë të kampit pro-serb.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe rezultatet e para pritet të dalin në mesnatë. Analistët besojnë se emri i fituesit do të bëhet i ditur në balotazhin që mund të mbahet më 2 prill.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gjukanoviq, 61-vjeçar, ka mbajtur pozitat më të larta në Qeverinë e Malit të Zi në tri dekdat e fundit. Ai ka shërbyer gjashtë herë si kryeministër, përkatësisht prej vitit 1991.

Fitorja në këto zgjedhje, do t’ia siguronte atij mandatin e tretë si president. Ai e ka shtyrë vendin drejt Perëndimit dhe anëtarësimit në NATO më 2017.

Kandidatët tjerë në garën për president janë: kreu i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, Jakov Millatoviq nga Evropa Tani, Alleksa Beçiq, ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe udhëheqës i Demokratëve; Goran Danilloviq, kandidat i koalicionit Mali i Zi i Bashkuar; Draginja Vuksanoviq Stankoviq nga Partia Socialdemokrate dhe Jovan Joxhir Radulloviq, i njohur për numrin e madh të ndjekësve në mediat sociale.

Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s, ka rreth 625.000 banorë. Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542.154 qytetarë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL