albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Maqedonia e Veriut nuk do të shkojë në “Eurovision 2023”: Paratë do t’i përdorim për të paguar energjinë elektrike

by Editor
October 14, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Maqedonia e Veriut nuk do të shkojë në “Eurovision 2023”: Paratë do t’i përdorim për të paguar energjinë elektrike
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia nuk do të marrë pjesë këtë vit në Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar  ditën e sotme drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski.

Ai konfirmoi se Maqedonia për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe muzikore në Europë,  duke shtuar se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike.

“Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për shkak të kësaj situate janë reduktuar të gjitha shpenzimet, kështu që edhe ato që është dashur të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong i kemi alokuar për pagesën e energjisë elektrike”, tha Cvetkovski për mediat maqedonase.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ndërkohë ditën e djeshme Mali i Zi dhe Bullgaria konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në festivalin e 67-të të Eurovizion, i cili do të mbahet në Liverpool, në maj të 2023, pasi ndodhen  në vështirësi financiare.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL