TIRANË– Marina Vjollca rikthehet në “shtëpi”. Në këtë sezon të ri televiziv, moderatoren Marina Vjollca do ta shohim që të rikthehet në ekranin e “Top Channel”.
Sipas “Bordo”, moderatorja ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin. Në këtë emision u përfol se bashkëmoderatore do të ishte Kiara Tito, por mesa duket kjo e fundit zyrtarisht do të shfaqet në moderimin e emisionit “Portokalli”.
Marina Vjollca ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në Klan nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, për të sjellë në skenë këngët më të mira të shekullit të fundit. Por mesa duket ka vendosur që të braktisë televizionin Klan dhe të rikthehet në “Top Channel”.