albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Marrin deri në 25 mijë euro nata”, menaxheri i VIP-ave zbulon dy “mbretërit” e muzikës që paguhen më shumë

by Editor
May 5, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Marrin deri në 25 mijë euro nata”, menaxheri i VIP-ave zbulon dy “mbretërit” e muzikës që paguhen më shumë
Share on FacebookShare on Twitter

Menaxheri i VIP-ave Xhani Demnika  ka zbuluar se kush janë “mbretërit” e muzikës në lokalet e natës, por edhe në koncerte që paguhen më shumë.

Në një intervistë për emisionin ‘Fit Station’ në News24, ai u shpreh se më të preferuarit janë Noizy dhe Dafina, të cilët marrin deri në 25 mijë euro nata.

“Marrin deri në 25 mijë euro nata”, menaxheri i VIP-ave

Ndërsa për Luiz Ejllin, Demnika   u shpreh: “Është I pëlqyer, i fortë por çdo gjë është në normalizim. Luizi më pëlqen pasi jo çdo lokali i ka vënë çmime fikse, është përshtatur tashmë”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
“Marrin deri në 25 mijë euro nata”, menaxheri i VIP-ave

“Mund të them disa emra, për momentin më i paguari dhe më i preferuari është Noizy nga djemtë dhe nga vajzat është Dafina. Në listë është dhe Elvana Gjata, Dhurata Dora, Finem, Capital, on top është dhe grupi Albanians që shumë pak i njohin por ata janë një grup i cili po thyen rekorde. Çmimi fillon nga 3-5 mijë euro nata minimumi deri në 15-25 mijë euro në natë. Shet muzika, ritmi, emri”- tha Demnika.

“Marrin deri në 25 mijë euro nata”, menaxheri i VIP-ave

Ai foli edhe për eskortat shqiptare në Dubai, duke theksuar se ka shumë ‘show girl’ që bëjnë jetë luksi në vendin arab.

“Shohin një artist që bën hundën dhe thonë që është eskort në Dubai, kjo bie totalisht poshtë. Një artist në Shqipëri merr 15 mijë euro në një koncert, imagjino sa merr për një javë. Fitojnë aq shumë këtu sa shkojnë në Dubai vetëm për pushime. Por nuk i vë duart në zjarr për vajzat “show girl” që bëjnë jetë luksi e jetojnë në Dubai. Ne e dimë që ka eskorta, i njohim , por dimë që ka dhe vajza që bëjnë punë të ndershme në Dubai”– u shpreh Demnika.

“Marrin deri në 25 mijë euro nata”, menaxheri i VIP-ave

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL