albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Marshim për drejtësi në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

by Editor
April 2, 2023
Reading Time: 1 min read
0
Marshim për drejtësi në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme në orën 14:00 do të mbahet marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Në njoftim thuhet se në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesmarrësve të ndryshëm.

“Nesër, nga ora 14:00, do të mblidhemi të gjithë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”. Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesmarrësve të ndryshëm. Bina është vendosur te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe do të mbahen fjalimet,” thuhet në njoftimin për media.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe partia në pushtet, mirëpo në njoftimin e tyre e kanë përmendur vetëm bashkëpartiakun e tyre, Rexhep Selimin i cili po mbahet në Hagë, pa përfshirë ish-bashkëluftëtarët e Selimit, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës,” thuhet në njoftimin e VV-së.

Këtë marsh e kanë përkrahur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ish kryeministri Isa Mustafa, Bashkësia Islame e Kosovës, Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL