albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Mbappe refuzon foton me kombëtaren franceze, “L’Equipe” zbulon arsyen

by Editor
September 19, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Mbappe refuzon foton me kombëtaren franceze, “L’Equipe” zbulon arsyen
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappe ka refuzuar të bëjë foto me Francën ditën e nesërme, në prag të ndeshjeve të Nations League.

Sipas “L’Equipe”, ky vendim nga Mbappe vjen pas raportimeve se Federata e Futbollit e Francës nuk e ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit me futbollistët e Kombëtares A.

Përmes një deklarate në AFP, 23-vjeçari kishte treguar se ai dhe përfaqësuesit e tij ankoheshin për faktin se nuk ishte gjetur një marrëveshje mes palëve, pavarësisht gatishmërisë së tij për ri-negocim.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024
Ish-sulmuesi i Monacos thuhet se nuk pajtohet që emri i tij të përdoret për të promovuar sponsorë me të cilët nuk ka kontratë. Ai nuk i pëlqen disa nga markat me të cilat ekipi kombëtar bashkëpunon dhe ai nuk është i kënaqur me përfshirjen në reklamat e një marke që është larg një stili jetese të shëndetshëm, për shembull “Coca-Cola”.

Mbappe dhe përfaqësuesit e tij mendojnë gjithashtu se imazhi i disa lojtarëve përdoret më shpesh se i të tjerëve. Ata duan që lojtarët e Kombëtares franceze të kenë një agjenci mbi markat me të cilat lidhen emrat e tyre.

Kurse, “RMC” ka raportuar se seti fotografik për nesër do të përfshijë disa nga sponsorët kryesorë të ekipit kombëtar, si “Uber Eats”, “KFC” dhe “Coca-Cola”, kompani të cilat nuk pëlqehen nga Kylian Mbappe.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL