albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbappe vazhdon shkëlqimin, Franca kalon tutje: Sulmuesi shënoi dy herë ndaj Danimarkës për fitoren e ‘Gjelave’

by Editor
November 26, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Mbappe vazhdon shkëlqimin, Franca kalon tutje: Sulmuesi shënoi dy herë ndaj Danimarkës për fitoren e ‘Gjelave’
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Franca ka marr fitore ndaj Danimarkës me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve, duke kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt

Ndeshja nisi me qetësi nga të dy skuadrat që kishin rezerva ndaj njëra-tjetrës, kur dihen kualitetet që i posedojnë.

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 21-të, kur Adrien Rabiot gjuan, por Kasper Schmeichel ishte në vend.

Rastin tjetër e kishte Antoine Griezmann në minutën e 33-të, kur gjuan për tokë, por Schmeichel pret me këmbë.

Në fundin e pjesës së parë rrezikoi edhe Kylian Mbappe pas asistimit të Ousmane Dembeles, por nga një pozitë e mirë gjuan mbi portë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për francezët, të cilët arritën edhe epërsinë.

Zhvillohej minuta e 61-të, kur Kylian Mbappe dhe Theo Hernandez luajnë bukur mes vetë në zonë, me sulmuesin që shënon nga afër për 1-0.

Por pas shtatë minutash, danezët arritën të barazonin me Joachim Andersen që harkon për Andeas Christensen, i cili me kokë shënoi për 1-1.

Danezët kishin rast të merrnin epërsinë në minutën e 73-të, por goditja e Japer Lindstrom u prit bukur nga Hugo Lloris.

Në minutën e 78-të dhe 81-të, të dy skuadrat kishin nga një rast me Auriel Tchouamenin dhe Martin Braithëaite, por gol nuk kishte.

Rastet dhe vazhduan derisa erdhi goli i fitores për francezët, kur Griezmann harkon në zonë për të gjetur Mbappen që shënoi nga afër për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Franca me 6 pikë është lider dhe kalon tutje nga faza e grupeve, pa iu dashur të marr rezultat pozitiv ndaj Tunizisë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL