Britania ka shënuar një rekord të zi të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë.
Mbi 150 mijë qytetarë kanë humbur jetën, duke e bërë Britaninë vendin me bilancin më negative të viktimave pas SHBA-së, Brazilit, Indisë dhe Rusisë.
Vetëm në 24 orët e fundit, koronavirusi ka shkaktuar 313 viktima. Kryeministri Boris Johnson e ka konsideruar një situatë dramatike teksa ka shprehur ngushëllime për familjet e të ndjerëve.
Më tej, Johnson ka deklaruar se rrugëzgjidhja e e vetme është vaksinimi dhe marrjen e dozës përforcuese.