Më shumë se 200 shkolla në të gjithë Serbinë kanë marrë sot një e-mail ku paralajmëroheshin për vendosjen e një bombe në ambientet e tyre.
Menjeherë pas këtij alarmi, autoritetet vendosën që t’i mbyllin shkollat deri në përfundimin e kërkimeve fizike në ambientet e tyre me qëllim sigurimin e jetës dhe shëndetit të fëmijëve.
Të gjitha këto shkolla do të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të dytë madje, pasi sipas protokollit aktual, çdo kërcënim i tillë perceptohet si real dhe kërkon që vendi të hetohet nga shërbimet përkatëse.
Deri më tani policia e ka patur të pamundur për të gjetur se kush i dërgon e-mailet pasi ato bëhen përmes formave të enkriptuara nga kompjuterë nga vende të ndryshme të botës.
Sipas një hetimi të autoriteteve serbe, vetëm tetë mesazhe janë dërguar nga Serbia dhe dërguesit janë arrestuar, ndërsa mesazhet e tjera dyshohet se janë dërguar nga jashtë.