albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mbi 6800 gjoba në 1 javë, Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon shoferët e pabindur

by Editor
February 14, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Mbi 6800 gjoba në 1 javë, Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon shoferët e pabindur
Share on FacebookShare on Twitter

33 persona janë arrestuar javën e kaluar nga Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 14 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo pa vendosur rripin e sigurimit, 14 drejtues mjetesh të cilët për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar shuma lekësh. Gjithashtu është goditur dhe një rast i “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”.

Janë pezulluar 249 leje drejtimi, nga të cilat 48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 186 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Janë tërhequr 19 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 6852 gjoba në total në një javë. Nga këto, 125 gjoba janë vendosur për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; 65 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie; 326 masa për parakalime të gabuara; 1146 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 132 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 2982 masa për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit; 46 masa administrative për mungesë figuracioni dhe 1612 masa për shkelje të ndryshme.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL