albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mblidhet “Rithemelimi”, rrëzohet kërkesa e Ibsen Elezit për shtyrjen e zgjedhjeve në PD

by Editor
May 11, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Mblidhet “Rithemelimi”, rrëzohet kërkesa e Ibsen Elezit për shtyrjen e zgjedhjeve në PD
Share on FacebookShare on Twitter

Mblidhet “Rithemelimi”, rrëzohet kërkesa e Ibsen Elezit për shtyrjen e zgjedhjeve

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale Partia Demokratike

Mbledhjet e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, të datës 10 dhe datës 11 maj janë zhvilluar në presencë të përfaqësuesve të dy kandidatëve.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në mbledhje, përfaqësuesit e kandidatëve u njohën e Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike të miratuar, që do përbëjë dhe dokumentin bazë të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, degëve të Partisë Demokratike si dhe kandidatëve për Kryetar PD.

Për herë të parë janë akomoduar të gjitha kërkesat e ardhura në Komision nga Kandidatët të cilëve ju është siguruar:

–        ambient punë brenda selisë së Partisë Demokratike, si dhe në selitë e degëve nëse do e kenë të nëvojshme;

–      infrastruktura e nevojshme zgjedhore;

–        akses në listën dixhitale të data base të anëtarësisë së Partisë Demokratike, (pasi të dy kandidatët kanë firmosur deklaratën që zotohen për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarësisë);

–        akses në listën e kontakteve kryetarëve të të gjitha degëve të Partisë Demorkatike.

Meqenëse deri më sot, vetëm z. Berisha ka paraqitur pranë Komisionit një kalendar takimesh në ditët në vijim; Komisioni kërkoi edhe një herë nga të dy përfaqësuesit të kandidatëve të paraqesin sa më parë një kalendar të plotë takimesh në mënyrë që të bëhen rakordimet dhe njoftimet e duhura në degët përkatëse.

Në lidhje me kërkesën e paraqitur edhe mediatikisht ana e z. Ibsen Elezi, bëjmë me dijë që:

1.    Data e zgjedhjeve për Kryetar të PD është miratuar me Vendim Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PD datë 30 prill 2022. Kuvendi Kombëtar është organi më i larrtë vendimmarrës në PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurrim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin në dt 22 maj 2022.

ne perditesim…

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL