albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mbrapa më vjen historia”- Meri lë “BBV” me pengun e martesës, Arbri: Të dua për vete!

by Editor
February 11, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Mbrapa më vjen historia”- Meri lë “BBV” me pengun e martesës, Arbri: Të dua për vete!
Share on FacebookShare on Twitter

Astrologia Meri Shehu është parë optimiste pas largimit nga Big Brother VIP3, duke u shprehur se e kishte pritur këtë fazë me qetësi dhe se ishte momenti të largohej nga shtëpia tani që u nxehën paksa gjakrat.

Meri tha se megjithëse nuk mundi të fitonte 100 mijë euroshin, kjo eksperiencë i shërbeu të njihej më mirë me publikun.

Meri: Nuk u mërzita që dola, ishte momenti që të largohesha sepse u nxehën paksa gjakrat. Në fillim u akuzova si njeri i dhunshëm, por në vijimësi tregova që nuk jam aspak e dhunëshme. Kjo më mjaftoi që të them se ‘unë jam vetë paqja, mbrapa më vjen historia’.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Arbri: Mua më bëhet qejfi që ti dole sepse unë të dua për vete. Të dua për vete sepse kështu sikurse ka filluar ky Big Brother dua të jesh krahu im i djathtë sepse vetëm ti mund t’u japësh derman.

Meri: Unë jam shumë e lumtur që njoha personazhet aty brenda, ndoshta nuk ishte qëllimi im final për të fituar 100 mijë euroshin, por të njihesha më mirë me publikun. Aty gjërat shkuan mirë, mund të shkonin edhe më mirë, mund të bënim aleanca me banorët, por nuk mund të them as se kam qenë një njeri i qetë. Po studioja dhe po menaxhoja energjitë e mija.

Sa i përket Gazit dhe Ilnisës, unë nuk mund të ngrihesha që në mëngjes dhe të bëja shamatë me tenxhere apo të zihesha qoshe më qoshe të shtëpisë dhe as të këndoja gjithë natën këngë rroku apo të isha një mashkull që rrinte gjithë natën aty me burrat e tjerë. Pozicioni im ishte ky, u ndjeva mirë, bëra atë që doja të bëja, mora dashuri, mora atë që doja të merrja, tani jam e gjitha për ju që t’u tregoj horoskopin.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL