Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë tashmë në vitet e fundit të karrierës së tyre dhe kjo u dëshmua pasi këtë javë faqja e Transfermarkt shpërndau vlerën e skuadrës më të shtrenjtë në futboll dhe portugezi dhe argjentinasi nuk u shfaqën në 11-shen .
Duket se ndryshimi i brezit nuk ndodh vetëm në fushë por edhe në vlerën e çdo lojtari. Më shumë se 10 vjet pasi Messi dhe Ronaldo u renditën si lojtarët më të shtrenjtë në merkato, stafeta tashmë ka kaluar në duart e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Në fund, Matthias De Ligt (75 milionë), Ruben Dias (85 milionë), Alphonso Davies (75 milionë) dhe Thibaut Courtois (65 milionë), përbëjnë pjesën tjetër të lojtarëve në ekipin më të vlefshëm sipas Transfermarkt.
Kjo është hera e parë në 12 vjet që Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk janë pjesë e formacionit më të vlefshëm të futbollit. Dhe sipas faqes së merkatos dhe transfertave, sulmuesi i Manchester United vlerësohet në 35 milionë dollarë ndërsa lojtari i PSG-së ka një vlerë prej 55 milionë dollarësh.