Një 53-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në lumin e fshatit Skuraj në lagjen “Guri i Zi”.
Policia bën me dije se, dyshohet se Durim Murrani ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, gjatë kohës që po lahej në lumë.
Njoftimi i policisë
Në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”, shtetasi D.M. 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë në lumë.
Dyshohet se, ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.
Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.