Deputeti i PD, për qarkun e Lushnjës, Saimir Korreshi: Mirë që rrimë në Lushnje se po të dëgjosh nga qeveria se çfarë flitet do na dukej si të ishim si Liza në Botën e çudirave. Unë tani do flas këtu për problematikat e zonës ku unë jam zgjedhur si deputet.
Unë nuk e di se ku jetoni që flisni për paketën e rezistencës apo për çfarë rezistence e keni fjalën se me 30 mijë lekë nuk blen dot as 2 domate dhe një sallatë. Kanë frikë të çojnë fëmijët në shkollë se ka fëmijë të cilët marrin e blejnë byrekë dhe ka të tjerë që nuk blejnë dot. U keni marrë dinjitetin njerëzve. Çfarë keni bërë ju me Këshillimin Kombëtar? Hashashin? Aty ka qenë, nuk ka pasur cep të Lushnjës ku nuk pihet.