albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Me 74 vota, PS rrëzon rezolutën e PD për çmimet

by Editor
March 24, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Me 74 vota, PS rrëzon rezolutën e PD për çmimet
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca ka rrëzuar me 74 vota kundër projektrezolutën e Partisë Demokratike për marrjen e masave nga qeveria për përballimin e rritjes së ccmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Mësohet se projektrezoluta e propozuar nga opozita në Kuvend mori vetëm 27 vota pro. PD kishte kërkuar një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, por që shefi i ekzekutivit nuk ndodhej në Shqipëri, por në samitin e NATO në Bruksel.

Kërkesa e PD për mocion me debat

Znj. Kryetare e Kuvendit, Prej gjashtë ditësh, mijëraqytetarë, në sheshet e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, kanë protestuar kundër rritjes së ccmimit të karburantit dhe ushqimeve. Rritja e përgjithshme e ccmimeve dhe në mënyrë të menjëhershme, ka shkaktuar frikë dhe pasiguri tek shumë qytetarë, të cilët janë në pamundësi reale për të përballuar kostot e jetesës. Veccanërisht e papërballueshme duket jetesa për ata qytetarë që të vetmin burim të ardhurash kanë ndihmën ekonomike, pensionin, ndihmën e invaliditetit apo janë të punësuar me pagë minimale.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Është e vërtetë se pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë një rritje të përgjithshme të ccmimeve në tregjet botërorë, por qeveritë e vendeve të rajonit (Greqia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut) dhe ato evropiane kanë marrë masa të menjëhershme për t’ua lehtesuar sa më shumë pasojat e kësaj krize qytetarëve. Ndërkohe, masat e marra deri më tani nga qeveria shqiptare duken krejt të pamjaftueshme për një situatë qëe ccdo ditë e më shumë vështirësohet dhe ashpërsohet për mijëra familje që jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

Në këto kushte, vleresojmë se është detyra jonë si deputet të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të qytetarëve, por edhe si qytetaere, si prindër, si bij, si vëllezër dhe motra, të shqyrtojmë me urgjencë këtë ccështje dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme. Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 98, pika 1 te Rregullores së Kuvendit, kërkojme mocion për zhvillimin e debatit parlamentar në seancën e ditës së enjte, date 17.03.2022.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL