albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Më goditi me shkop, më mbuloi gjaku. Pastaj më zhveshi…’ zbardhet dëshmia tronditëse e 82 vjeçares

by Editor
September 12, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
‘Më goditi me shkop, më mbuloi gjaku. Pastaj më zhveshi…’ zbardhet dëshmia tronditëse e 82 vjeçares
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur dëshmia tronditëse e 82 vjeçares Nazime Bucit e dhunuar brutalisht nga nusja e saj Elmira Buci tashmë e arrestuar.

Në dëshminë e saj tronditëse e moshura ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja e rëndë. Sipas saj ajo ndodhej në shtëpi kur nusja e kishte dhunuar me shkopin me të cilën mbahej pasi vuante nga ischemia.

82 vjeçarja shotn me tej se djali i saj Ylli Buci ishte në punë kur nusja e dhunoi dhe pasi mësoi ngjarjen në vend që ta ndihmonte i tha ‘ nënë pse u ka pe ne të’.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Unë isha në shtëpi, nusja u kap me mua. Mori shkopin tim, se eci me shkop se jam me ishemi dhe më goditi, më mbuloi gjaku. Shkova në banjo, më hodhi ujë, më zhveshi lakuriq dhe më dha një këmishë nate të veshja.

Unë si thashë asgjë, unë 82-vjeçe, ajo gjysma ime, çfarë ti them. Më përpara mi ka shkulur flokët. Djali ishte në punë, tha ‘nënë pse u kape me të, ti e di se ajo është pak cik cak, themi ne. Unë nuk u kapa, isha duke ndejtur. Djali s’më çoi në spital, vetëm më pastroi fytyrën se isha e mbulur me gjak.

Mora telefonin sepse doja të lajmëroja policinë, ma kapën për dore dhe e hodhën përtokë, ma thyen. Djali iku në punë të nesërmen, unë u mërzita brenda dhe dola jashtë, më pa një komshije. Më tha ‘U si je bërë, po më dhimbesh moj grua’. Thashë ‘S’ka gjë se Allahu, ia bëftë asaj’. Policia erdhi në shtëpi dhe më pyeti ‘kush të ka dhunuar’, i thashë ‘nusja’. Të gjitha gjërat do t’i tregoj në polici se çfarë më ka bërë, 82-vjeçe të më bëjë këtë”, ka deklaruar  e moshuara.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL