Personat që shihni në foton e mësipërme janë viktima Faik Ajdini 72-vjeç dhe vrasësi i tij, Blerti Kanushi, 23 vjeç i cili u arrestua ditën e sotme si autor i krimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më rreth orës 07:00 të mëngjesit të 19 Gushtit në lagjen “Canometaj” të fshatit Zhapokikë në Memaliaj.
Burime për mediat bëjnë me dije se Blerti Kanushi është me precedent penal. Mësohet se që prej 6 Shkurtit ë tkëtij viti, 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si pjesëtar i një grupi që u kap me 1.5 kg kokainë në zonën e “Astirit”.
Në 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.
Sa i përket vrasjes së Faik Ajdinit, Blerti Kanushi e vrau atë me thikë, teksa ishte porositur dhe i ishin krijuar kushtet për të kryer vrasjen nga çifti i bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini.
Pasi kreu vrasjen, 23-vjeçari u largua nga vendi i krimit, teksa kanë qenë pifti i bashkëshortëve ata që e kanë marrë trupin e pajetë dhe e kanë hedhur në një përrua, që derdhjen në lumin Vjosë, aty ku u gjet edhe nga familjarët të nesërmen e ngjarjes. Konflikti mes tyre dyshohet se kishte nisur për një gardh.
Gjithashtu, në pranga u vu dhe shtetasi Bledar Ajdini, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.
“Nga dinamika hetimore u konkludua se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij.
Nga gjithë tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u arrit të gjenden, fiksohen dhe sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, thika me të cilën ka kryer krimin autori, si dhe sende e mjete të tjera të cilat kanë influencuar në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzuara nga të dyshuarit. Këto sende dhe mjete do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme shkencore.” – thuhej në njoftimin e Policisë.
Personat e arrestuar:
Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Blerti Kanushi, 23 vjeç për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”