albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Media serbe “mahnitet” nga Drita: Skuadra nga Kosova është ekipi i vitit në Conference

by Editor
July 22, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Media serbe “mahnitet” nga Drita: Skuadra nga Kosova është ekipi i vitit në Conference
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmë barazimi i Dritës ndaj Antwerpit (0:0) në ndeshjen e fazës së dytë të kualifikimeve për Conference League ishte lajm kryesor në Kosovë dhe jo vetëm.

Media kroate “Index.hr” i ka kushtuar një artikull special Dritës, ku shkruante se një ekip i vogël kosovar po bën surpriza në Evropë.

Por, një tjetër shkrim befasues vjen na media serbe “B92”, e vlerëson maksimalisht paraqitjen e skuadrës së Ardian Nuhiut, pavarësisht faktit që kishte emra të mëdhenj në formacionin belgëve.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Klubi nga Kosova është surpriza më e madhe e Conference League. Futbollistët gjilanas të Dritës nga Kosova krijuan surprizën më të madha në ndeshjet e para të xhiros së dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Drita tronditi tifozët e futbollit duke barazuar pa gola 0-0 me Antwerpin e Belgjikës jashtë shtëpisë së tyre. Se sa i madh është rezultati i Dritës tregojnë emrat kryesorë të klubit belg me trajner që është Mark van Bommel, ndërsa futbollistët janë emra të mëdhenj si Radja Nainggolan, Toby Alderweireld, Vincent Janssen, Richie de Lae apo Koji Miyoshi”, shkruan “B92”.

“Ndonëse me 69% posedim të topit për Antwerpen dhe raportin 12:1 në goditjet drejt portës, nuk i mjaftuan klubit belg për të fituar. Se sa befasues është ky rezultat, tregon edhe fakti se koeficienti i kompanive të basteve për barazim ishte 10. Ndeshja e kthimit është javën tjetër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë”, përfundon media serbe.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL