Eduart Grishaj, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij si regjisori i reality show-t, “Big Brother VIP” dhe se si ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë.
“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte. Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin”, u shpreh Eduardi.
Kur u pyet se cili nga banorët e “Big Brother VIP”, ka qenë i preferuari i tij, ai u shpreh për Elhaid Cufin.
“Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.
Përpos kësaj, Eduardi gjithashtu foli edhe për emocionet që po ndjen tani që do të bëhet prind për herë të dytë. Kur u pyet për gjininë e bebit, ai ironizoi portalet online duke thënë se ende nuk e dinte, por e ka parë nëpër internet që është gocë.
“Jo akoma nuk e dimë, nuk e kemi parë akoma. E kam parë nëpër portale që është gocë. Më mirë nuk po them që e dua gocë sepse nëse bëhem me çun dhe e shikon këtë emision pastaj… (qesh). Rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm”, u shpreh regjisori i “Big Brother VIP”.