Ylli Morina nuk e kalon kohën jashtë duke luajtur futboll me miqtë e tij. Ai është vetëm 13 vjeç dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon duke zgjidhur ushtrime të matematikës dhe fizikës. I riu shqiptar që jeton në Shkup, në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, tregoi se matematikën e mësoi nëpërmjet Youtube.
Tani, ai ndan njohuritë që ka në kanalin e tij në Youtube dhe mëson shumë studentë universiteti. Gjatë intervistës për gazetarët në studio, 13 vjeçari tregoi se në të ardhmen dëshiron që të punojë me NASA-n. Morina tregoi se për të është bërë dhe një dokumentar ndërsa shtoi se ka shkruar dhe dy libra.
“Kam shkruar dy libra për matematikë dhe fizikë, përmbledhje detyrash për shkolla të mesme dhe studentë universiteti.”, tregoi 13 vjeçari, njohuritë e të cilit kanë tërhequr dhe vëmendjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski