albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Meta: “Keqmenaxhimi i fondeve për pandeminë, armik i shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve”

by Editor
February 8, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta thotë se situata në menaxhimin e fondeve në sektorin e Shëndetësisë vijon që të ketë mungesa të theksuara sa i takon transparencës dhe llogaridhënies në Shqipëri.

Kreu i shtetit ka shpërndarë një artikull të “Zërit të Amerikës” dhe thotë që një organizatë prestigjioze ndërkombëtare ngre shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve gjatë pandemisë.

Reagimi i Metës:

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

KEQMENAXHIMI I FONDEVE PËR PANDEMINË, ARMIK I SHËNDETIT PUBLIK DHE JETËS SË QYTETARËVE!

Në Shqipëri situata në menaxhimin e fondeve në sektorin e shëndetësisë vijon të ketë mungesa të theksuara sa i takon transparencës dhe llogaridhënies.

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Together for Life” ngre me të drejtë shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve.

Sipas “Together for Life”:

Prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente

Më shumë se gjysma e prokurimeve në shëndetësi, me vetëm 1 operator në garë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, në krye të enteve publike për riskun e lartë të zbatimit të ligjit dhe të përdorimit të fondeve publike

MSHMS, e dyta pas Agjencisë së Blerjeve të përqendruara për numrin e madh të ankesave në Komisionin e Prokurimit Publik

Nga marsi 2020 deri në maj 2021, 18% e totalit të kontratave me kompanitë për furnizime me materiale që kishin lidhje me COVID-19 ishin sekrete.

Si pasojë e procedurave të përzgjedhura dhe vakumeve ligjore, disa procedura prokurimi rezultuan jo efektive, duke mos siguruar në kohë pajisjet mjekësore të domosdoshme për situatën COVID- 19.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL