albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Meta konferencë për luftën: Diskutuam masat ndaj Rusisë, dënojmë sulmin ndaj Ukrainës

by Editor
February 24, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Tensionet në Ukrainë, Meta thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ndërkohë që Rusia ashpërson sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës nga ajri dhe toka, presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me këtë situatë. Meta tha se e ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar masat që do të ndërmerren në koordinim me SHBA dhe BE ndaj Rusisë. Teksa dënoi sulmin rus mbi Ukrainën Meta tha se Rusia duhet t’i kthehet sa më shpejt rrugës së dialogut.

“U diskutuan masat që do të ndërmerren në koordinim të plotë me partnerët tanë. Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. Ky përshkallëzim përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, kartës së OKB dhe minon sigurinë dhe paqen. Si president shpreh dhimbje të thellë për jetët e humbura. Shpreh solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës. Shqipëria si anëtar i NATO i bashkohet thirrjeve ndaj Rusisë për të braktisur këtë rrugë të dhunës dhe të kthehet në rrugën e dialogut. Shqipëria do të zbatojë të gjitha angazhimet e marra në kuadër të politikës së jashtme“, tha Meta.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL