albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Meta uron muajin e Ramazanit: Shqipëria ka nevojë për shpresë dhe të bashkuar ia japim

by Editor
April 1, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajin Ramazanit. Kreu i shtetit ka uruar Agjërim të lehtë dhe të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi për të gjithë besimtarët shqiptarë.

“Le të zgjatim dorën e ndihmës dhe të punojmë të gjithë për të lehtësuar pamundësinë e tyre sepse kjo periudhë e shenjtë na kujton detyrimet tona të përbashkëta për të ruajtur dinjitetin e çdo njeriu”, shkruan Meta, ndërsa thekson se Shqipëria ka nevojë për shpresë.

E plotë:

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT! 🤲🇦🇱

Agjërim të lehtë dhe të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen!

Uroj nga zemra më shumë paqe dhe begati, harmoni dhe mirëkuptim, gjatë këtij Muaji të Shenjtë si dhe në çdo ditë të jetës, të rrethuar nga mëshira hyjnore dhe të përmbushur nga dashuria e Zotit!

Muaji i Ramazanit është lajmëtar i mesazheve të ngrohtësisë për të gjithë besimtarët, duke na ftuar të tregojmë vlerat më të larta njerëzore, më shumë dhembshuri, përkushtim dhe bujari për njëri-tjetrin.

Shumë myslimanë shqiptarë mund të mos jenë në gjendje ta kremtojnë këtë vit Ramazanin.

Le të zgjatim dorën e ndihmës dhe të punojmë të gjithë për të lehtësuar pamundësinë e tyre sepse kjo periudhë e shenjtë na kujton detyrimet tona të përbashkëta për të ruajtur dinjitetin e çdo njeriu.

Njerëzit e mirë nuk i bën vetëm besimi, por dhe veprat e mira dhe konkrete në shërbim të tjetrit, të komunitetit dhe të kombit, sepse ashtu siç thuhet edhe te një prej haditheve: “Njeriu më i mirë është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit”.

Shqipëria ka nevojë për shpresë dhe të bashkuar ne mund dhe duhet t’ja dalim!

NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL